Një video-dokmentar i ri i është nxjerrë në dritë lidhur me tragjedinë e ndodhur në Tempe në mars të vitit të kaluar, ku dy trena u përplasën me njëri-tjetrin dhe si pasojë humbën jetën 57 persona, mes tyre edhe 6 shqiptarë.
Në videon e publikuar nga mediat greke shihet qartë përplasja fatale e dy trenave. Videoja vjen nga një kamerë që ndodhej pranë shinave. Sipas ekspertëve të caktuar nga familjarët e viktimave, në video shihen tre shpërthime të njëpasnjëshme, më pas pasohen nga krijimi i një reje tymi.
Ekspertët që folën për OPEN dhe shkruan një raport të ri plotësues thonë se me këtë video të veçantë krijohen të dhëna të reja për ngarkesën që mund të jetë transportuar nga treni tregtar që shkaktoi shpërthimet dhe zjarrin, ku si pasojë u dogjën rreth 30 prej pasagjerëve.
Gjashtë shqiptarë humbën jetën në aksidentin mes dy trenave që ndodhi në mars të 2023 në afërsi të Larissas në Greqi.
Klaudia Lata është dhe njëra prej studenteve 21-vjeçare e cila humbi jetën në këtë aksident tragjik. Ajo ishte pasagjere së bashku me të dashuri ne saj, ku si pasojë e përplasjes vetëm e reja shqiptare humbi jetën ndërsa partneri i saj arriti të shpëtonte. Atë ditë prindërit e saj i kishin kërkuar që të ndalonte në Larisa dhe të çmalleshin, por e reja kishte refuzuar dhe donte të shkonte menjëherë në Selanik për të studiuar.
Si ndodhi ngjarja
Treni Intercity 62 i linjës Athinë-Selanik po kalonte pranë stacionit të Larisës pak para orës 23:00 të së martës, me 341 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 13 anëtarësh. Pak minuta më vonë, ndodhi tragjedia. Pavarësisht se linja hekurudhore Athinë-Selanik është e dyfishtë, treni i pasagjerëve u përplas kokë më kokë me një tren mallrash që udhëtonte në drejtim të kundërt, duke bërë që tre vagonët e parë të dilnin nga shinat dhe të përfshiheshin nga flakët.