jë ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtunë në Itali ku ka pasur të shtëna me armë. Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mësohet se në via Aldo Moro, në qendër të Frosinone, rreth orës 19:30, një grup marokenësh hapën breshëri zjarri ndaj shqiptarëve.
Si pasojë humbi jetën një shqiptar, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Viktima, identiteti i të cilit ende nuk dihet mori një plumb në qafë.
Lufta e bandave
Brenda lokalit Shake ka nisur sherri mes dy bandave rivale, njëra me shtetas shqiptarë dhe tjetra e përbërë nga shtetas me origjinë marokene. Më pas të dy grupet u përballën me njëri-tjetrin në rrugë. Shqiptarët ishin ulur në një tavolinë në restorant, ku dy prej shtetasve marokebe mbërritën pak më vonë dhe filluan të debatojnë me ta. Pas debteve, njëri prej marokenëve doli nga makina dhe nxori armën ku dhe qëlloi me breshëri në drejtim të shqiptarëve.
Si pasojë një prej shqiptarëve humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të tjerët mbetën të plagosur. Ndërkohë, dy shtetasit marokenë arritën të arratisen.
Kryebashkiaku i Frosinone: “Jam i shokuar”
“Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme. Është një plagë për të gjithë qytetin. Mund të konfirmoj që nesër në mëngjes do të flasim me prefektin”, tha kryetari i bashkisë Frosinone Riccardo Mastrangeli, pak më parë, i cili ka mbërritur në vendin e krimit.