10/05/2024
Lajme Maqedoni

Qytetarët e kanë shpallur “non grata” pas tradhtisë, Taravari “ëndërron”: I bindur që do hyj në rrethin e dytë në zgjedhje

    E teksa shumica e qytetarëve kanë shprehur hapur mos mbështetje për të në këto zgjedhje presidenciale, ish-kreu i ASH-së Arben Taravari vijon të shpresojë se do të marrë një pjesë të rëndësishme të “Tortës” në zgjedhjet presidenciale.

    Arben Taravari, kandidat për president i koalicionit VLEN, koalicion në të cilin kanë shpërthyer dhe përplasjet e para, i është përgjigjur pyetjes se çfarë pret nga zgjedhjet Presidenciale duke thënë: Unë pres që të hyjë në rrethin e dytë, ndërsa kush tjetër do të jetë me mua, këtë nuk e di.