29/04/2024
Shqipëri

PAMJE TË RËNDA/ Vendi “i larë” në gjak, trupi i pajetë i shqiptarit ende përtokë, pamje nga lokali në Itali ku u vranë shqiptarët

    Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e kësaj të shtune në Itali, ku dy shqiptarë humbë jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë, pas një përplasje me një grup marokenësh.

    Së fundmi, në mediat italiane janë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes. Siç shihet dhe në video vendi është i mbuluar nga gjaku, madje trupi i shqiptarit të ekzekutuar ndodhet në vendin e ngjarjes.

    Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendin ku dhe marokenët hapën breshëri zjarri ndaj 4 shqiptarëve. Menjëherë pas ngjarjes autorët braktisën mjetin e tyre dhe u larguan. Policia italiane është vënë në ndjeke të tyre, sakaq theksojmë se deri më tani nuk dihet ende identiteti i viktimave, as dhe shqiptarëve të plagosur .

    Pamje nga vendi i ngjarjes
    Pamje nga vendi i ngjarjes

    Fillimisht u raportua se si pasojë e të shtënave në lokalin në via Aldo Moro, në qendër të Frosinone, humbi jetën një shqiptar, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur. Ndërkohë së fundmi u bë me dije se numri i shqiptarëve të vdekur fatkeqësisht ka shkuar në dy, ndërkohë dy shqiptarët e tjerë ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.