08/12/2024
Lajme Maqedoni

VIDEO/ Paralajmërimet për shkelje të verdiktit të sovranit, Sela i kthen përgjigje Mickoskit: Na trego territorin ku ne si 30% do të shprehim legjitimitetin tonë

    Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i ka kthyer përgjigje kryetarit të   VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, lidhur me paralajmërimet e këtij të fundit për shkelje të verdiktit të sovranit.

    Në një intervistë për televizionin shqiptar, Top News, ku i ftuar ishte dhe analisti Milaim Zeka, Sela tha se Mickosi, të tregojë cili është 30 % i shqiptarëve ku të shprehin legjitimitetin e tyre, shkruan news33.tv.

    “Ai paska gjetur territorin e 54 % e maqedonasve aq sa ishin në regjistrimin e fundit. Tani meqënëse deklaron që do të shkelë mbi vullnetin e shqiptarëve tani duhet të na tregojë se cili është territori i 30% shqiptarëve ku ata duhet të shprehin verdiktin e tyre dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për ti qeverisur dhe për ti përfaqësuar në opozitë”, tha Sela.