12/10/2024
Lajme Maqedoni

Edhe qytetarët në Negotinë pozicionohen krah Ziadin Selës!

    Kreu i Aleancës për Shqiptarët, këtë të shtunë, është ndalur në Vrapçisht ku dhe ka zhvilluar takim me mbështetësit e tij.

    Ai është pritur me optimizëm nga mbështetësit në Negotinë të Vrpçishtit, një bastion i cili prej kohësh tashmë është i pozocionuar në krahun e Aleancës për Shqiptarët si dhe kreut të kësaj force politike, Ziadin Selës.

    Në këtë takim u theksua se Komuna e Vrapçishtit dhe kryetari i saj, Isen Shabani, është shembulli më i mirë se si vepron Aleanca për Shqiptarët.

    Simpatizantët dhe anëtarët e partisë nga kjo komunë, konfirmuan sot se mbeten të reshtuar pas Ziadin Selës dhe Aleancës për Shqiptarët.