15/05/2024
Botë Lajme

VIDEO/ I jepet lamtumira Alexei Navalny, bashkëshortja homazhe nga larg

    Në një ceremoni mortore ndryshe nga të tjerat, mbi 10,000 persona u mblodhën jashtë një kishe në Moskë ditën e sotme për të përcjellë drejt banesës së fundit liderin e opozitës ruse Alexei Navalny. Duke brohoritur “Alexei”  dhe “ Ne nuk kemi frikë”  qytetarët i bënë nderimet e tyre Navalnyt, i cili vdiq në burg më 16 shkurt.

    Atmosfera ishte e zymtë, por e mbushur me emocione ndërsa arkivoli që mbante trupin e  kritikut më të madh të presidentit rus mbërriti në kishë, i përshëndetur me duartrokitje nga turma e mbledhur. Megjithatë, Kremlini e denoncoi tubimin si të paautorizuar, duke përmendur shkelje ligjore dhe dukë pozicionuar në perimetrin para Kishës forca të shumta policie.

    Prindërit e Navalny , Lyudmila dhe Anatoli, hynë në kishë në heshtje, dhe pikëllimi i tyre ishte i dukshëm për shikuesit. Pavarësisht hezitimit fillestar nga kishat e Moskës për të organizuar funeralin , ceremonia vijoi ashtu si dhe ishte parashikuar. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shihen disa persona duke i afruar dhe përqafuar të ëmën e Navalny dhe i janë dëgjuar duke i thënë: “Faleminderit për djalin tënd” dhe “na fal”.

    Pas ceremonisë në kishë, arkivoli i Navalnyt u transportua në varrezat e Borisov.

    Gruaja e Navalny, Julia dhe dy fëmijët aktualisht jetojnë jashtë vendit dhe vendosën që të mos i jepnin lamtumirën e fundit njeriut të tyre të shtrenjtë, për shkak të kërcënimeve dhe arrestimeve të mundshme nga Kremlini. Në një homazh prekës për bashkëshortin e saj në Instagram, Yulia e falënderoi atë për “26 vjet lumturi absolute”.

    “Lyosha, faleminderit për 26 vitet e lumturis. Po, edhe për tre vitet e fundit të lumturisë. Për dashurinë tënde, që më ke përkrahur gjithmonë, që më bëre të qesh edhe kur ishe në burg, për faktin që ke menduar gjithmonë për mua.

    Unë nuk di si të jetoj pa ty, por do të përpiqem të të bëj të lumtur për mua dhe krenar për mua atje lart. Nuk e di nëse mund ta përballoj apo jo, por do të përpiqem.

    Ne do të takohemi patjetër një ditë. Kam shumë histori të pathëna, dhe kam shumë këngë të ruajtura për ju në telefonin tim, budallaqe dhe qesharake, në përgjithësi, të them të drejtën, këngë të tmerrshme, por ato kanë të bëjnë me ne dhe me të vërtetë doja që t’i dëgjoje. Dhe me të vërtetë doja të të shikoja t’i dëgjoje, të qeshësh dhe më pas të më përqafoje”, shkruan ajo.

    Navalny dhe bashkeshortja e tij