21/06/2024
Lajme Shqipëri

“Unë e qëllova babanë me katër plumba, motra mori përsipër fajin”, detaje të reja të vrasjes në Durrës

    Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e zbuluar ditën e djeshme në Durrës, ku tre fëmijë janë përfshirë në vrasjen e babait të tyre.

    Hysen Meta, djali 24-vjeçar, i viktimës Pëllumb Meta, ka dëshmuar para policisë se ka qenë ai personi që ka shkrepur me armë, raporton euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

    Ai thotë se gjithçka ka qenë e planifikuar. Sipas dëshmisë së tij ata kishin vendosur ta vrisnin babanë kur të tre do të ishin në shtëpi.

    Ndërkohë që babai ishte i shtrirë në divan, Meta dëshmon se i ka thënë të ngrihet, e në atë moment e ka qëlluar katër herë me armë.

    Ai shprehet se në dhomë me ta ka qenë edhe e motra, e cila fillimisht mori fajin përsipër, ndërsa vëllai tjetër është futur në dhomë vetëm pasi ka dëgjuar të shtënat e armës.

    “Në mëngjes bëmë planin për ta vrarë, pasdite babai ishte shtrirë në divan dhe po pushonte. I thashë çohu dhe kur u çua në këmbë unë e qëllova katër herë me pistoletë. Në dhomë me mua ishte dhe motra. Pasi e vramë, e zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas. E transportuam te kasollja dhe aty e varrosëm”, thotë dëshmia e Metës.

    “Planin e hartuam së bashku me motrën. Ai ishte bërë i padurueshëm në familje, sepse për gjithçka duhej të vendoste ai. Ishte e pamundur që ta kundërshtoje. Kupa u mbush kur vendosi të fejonte motrën me një person që nuk e kishim idenë se kush ishtePasi zhdukëm trupin, duhet të zhduknim makinën”.

    “E morëm makinën dy ditë më pas dhe çuam diku afër Sektorit Rinia. Pastaj erdhëm ne polici. Më pas dihet, ndodhi ajo që e dini edhe ju. E zbuluat. Donte ta merrte përsipër motra pasi në një farë mënyrë ishte shkaku i sherrit. Por e vërteta është kjë që them unë. Marr përsipër autorësinë, nuk jam penduar. Më vjen keq vetëm për motrën dhe vëllain se nuk kanë faj fare”, – ka qene kjo një pjese e dëshmisë së 25-vjeçarit”,thuhet në dëshmi.