19/04/2024
Shqipëri

Ja kush dyshohet për vrasjen e boksierit shqiptar në Gjermani

    Berat Nimani, vëllai i boksierit Besarit, i cili u vra të shtunën e 9 marsit në Gjermani, në një bisedë ka thënë se tashmë organet e rendit i kanë identifikuar të dyshuarit që ia vranë vëllain.

    “Më kanë informuar që nesër bëhet publik identiteti i tyre, janë futur edhe në listën e INTERPOLI-it. Dihet me emra dhe mbiemra kush janë. Të dyshuar janë kurd edhe një serb”, tha ai.

    Por, ai ka treguar se ka treguar se organet e rendit janë duke dyshuar se dorasit janë larguar nga Gjermania.

    “Dyshimet e policisë janë që janë larguar nga Gjermania të dyshuarit. Ka pasur bastisje tek familjet e të dyshuarve. Janë edhe pamjet e kamerave të sigurisë ku shihen se kush janë ata që ma vranë vëllain”, potencoi ai.

    Nimani, ka shtuar se është intervistuar nga policia, derisa ka theksuar se varrimi i të ndjerit do bëhet të enjten në Gjermani.

    “Edhe unë jam intervistuar nga policia, ju tregova që më pati treguar vëllai se të dyshuarit po e përndjekin. Autopsia e vëllait është kryer, varrimi do bëhet këtë të enjte në ora 10:00. Faleminderit të gjithë për mbështetjen”.

    Ndërkaq një ditë më parë, Nimani pati treguar për AP se i njeh dorasit me të cilët vëllai i tij ishte përleshur fizikisht tri vite më parë në një market në Gjermani.

    “Pa tri viteve, vëllai e kishte pasur një problem me disa refugjatë me një market. Vëllai i kishte larguar jashtë duke i goditur me shuplaka, tash mbas tri viteve i kanë dalë në pritë dhe e kanë vra. Unë e di saktë që kanë qenë këta”, shprehet i bindur ai.

    Ndryshe, sipas mediave gjermane, boksieri Nimani ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri në vitin 2013 dhe se në atë kohë bëhej fjalë për beteja të supozuara për pushtet midis grupeve rivale në Bielefeld.

    Po në atë kohë raportohet se ka pasur konflikte mes grupeve shqiptare, të cilave u përkiste Nimani dhe atyre turke.

    Në anën tjetër, Prokuroria e Gjermanisë ka njoftuar të dielën se të dyshuarit për vrasjen e boksierit kosovar, Besar Nimani janë ende në arrati.

    Megjithatë, sipas prokurorisë, operacioni i madh kërkimor është duke vazhduar në zonën e qytetit të Bielefeldit deri në arrestimin e autorëve të këtij krimi.

    I nderi ishte arratisur nga Kosova për në Gjermani me prindërit në moshën 12-vjeçare, ku edhe kishte arritur që të integrohej mirë falë sportit.

    Si amator, ai fitoi 87 nga 98 luftime. Ndërsa si profesionist, ai ishte pothuajse i pathyeshëm.

    Nimani ishte një kampion ndërkombëtar i pamposhtur në IBF, si dhe kampion i Evropës në peshën e mesme të lehtë dhe humbi vetëm një herë në karrierën e tij profesionale.