27/04/2024
Futboll Lajme

Humbje dinjitoze që dhemb, Shqipëria mposhtet nga Suedia

    Shqipëria mposhtet minimalisht nga Suedia në Stokholm. Kuqezinjtë humbën falë një goli të shënuar nga Nilsson në minutën e 62’.

    Humbe dinjitoze me një paraqitje të kënaqshme nga djemtë kuqezi. Raste, gol i anulluar dhe një penallti e dhënë për Armando Brojën ishin disa tema kryesore të sfidës.

    Shqipëria përmbyll kështu dy miqësoret e marsit me dy humbje që do të analizohen thellë nga Sylvinho dhe stafi i tij.