04/05/2024
Shqipëri

16 vjeçarja largohet nga shtëpia, babai shkon i alarmuar në polici: Ju lutem më gjeni vajzën

    Një adoleshente nga Kanina rezulton se prej dy ditësh është larguar nga shtëpia prej datës 16 Mars dhe nuk është kthyer më, ndaj babai i saj ka shkruar i alarmuar për të bërë kallëzim në Policinë e Vlorës.

    “Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë është paraqitur shtetasi V. I., banues në fshatin Kaninë, i cili ka kallëzuar se prej datës 16.03.2024, është larguar nga banesa, vajza e tij 16-vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin zyrtar.

    Po ashtu, nga Komisariati i Sarandës është referuar në prokurori një rast për dhunë në familje, për një shtetas italian.

    “Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin italian A. B., 65 vjeç, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, se ky shtetas, për motive të dobëta, i ka shkaktuar dëmtime në sy”, thotë Policia.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.