20/05/2024
Botë

Tronditëse, djali shkon për të festuar ditëlindjen me prindërit, babai e vret (VIDEO)

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një 52-vjeçar, pas një debati me djalin e tij 22-vjeç, e ka qëlluar atë për vdekje, shkruan news33.tv.

    Një kamera sigurie, ka regjistruar momentin kur burri merr në telefon gruan dhe i jep lajmin e rëndë.

    “Ai nuk merr frymë. Ai ka vdekur”, dëgjohet 52-vjeçari duke i thënë gruas së tij, disa momente pasi qëlloi për vdekje djalin e tij.

    Pas telefonatës me gruan, ai ka lajmëruar edhe autoritetet, ku u ka treguar se ka vrarë djalin e tij. Kur oficerët arritën në shtëpi, ata gjetën 22-vjeçarin, një student i Universitetit Ndërkombëtar të Floridës, në një pellg gj*ku në dysheme dhe konfirmuan se ai kishte vdekur.

    https://x.com/9mm_smg/status/1761374063610437753?s=20