28/04/2024
Lajme Maqedoni Uncategorized

Taravari iftarë me aktivistë dhe qytetarë në Balindoll, Osmani në shtëpi me Ahmetin dhe Xhaferin (VIDEO)

    Dita e parë e Ramazanit dhe të iftarit të parë ka qenë ndryshe për dy kandidatët për president në Maqedoninë e Veriut.  Arben Taravari ka qenë i ftuar në një iftar me bashkëqytetarë dhe aktivistë partiak në Balindoll të Gostivar. “Iftari i parë në Balindoll”, ka shkruar Taravari.

    Kandidati për president të shtetit nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani ka shtruar një iftar në shtëpinë e tij ku mysafirë kishte kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe kryeministrin Talat Xhaferi, të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre.

    “Kisha kënaqësinë që këtë muaj të shenjtë ta filloj me Iftar të përbashkët në shtëpinë time me Kryetarin Ali Ahmeti dhe Kryeministrin Talat Xhaferi dhe bashkëshortet. Luani i vogël ishte në qendër të vëmendjes!”, ka bërë të ditur Osmani.