04/11/2024
Shqipëri

Prek trajneri i Grei Bihucit, të riut që u vra për një koment në TikTok: Na dhemb, s’do ta shikojmë më buzëqeshjen

    Vrasja e 19 vjeçarit Grei Bihucit në Fier ditën e sotme ka prekur jo pak njerëz.

    19-vjeçari Bihuci kishte qenë më parë edhe futbollist me moshat e reja të klubit të Apolonisë. Ish-trajneri i tij Blendi Vashaku ka bërë një dedikim prekës duke kujtuar edhe stërvitjet që kishin pasur tek Apolonia ku i riu luante si portier.

    “Grei qofsh banor i xhenetit! ‘Presor e bëra gabim, a ta përsëris edhe njëherë? Përsërite Grei Këto ishin fjalët që më ngelën në kujtimet e mia kur u stërvisnim bashkë tek Apolonia, djalë i mrekullueshëm rrezatonte vetëm mirësi dhe dashuri. Buzëqeshja që na dhuroje çdo ditë dhe sot nuk do e shikojmë më, na dhemb, e lus Zotin të të bëjë banor të xhenetit”- shkruan ish-trajneri i të ndjerit.