19/05/2024
Lajme Shqipëri

Pasuritë e Princ Lekës, nga kulla te ish-hotel Dajti te pronat miliona euro

    Ish-këshilltari i Familjes Mbretërore, Murat Basha, ka folur së fundmi lidhur me ngjarjen e ndodhur në Oborrin Mbretëror, ku Princeshë Elia si dhe babai i saj, Gjergj Zaharia debatuan dhunshëm me Princ Lekën.

    Basha përpos detajeve të cilat janë bërë më dije më herët nga newsbomb, ka flour dhe për pasuritë e Princ Lekës. Ai tha se Princi ka shumë prona, disa të marra dhe disa të pamarra dhe se në dijeninë e tij është duke u ndërtuar një pallat pas hotel Dajtit.

    Ai ka theksuar se princi aktualisht është duke jetuar me qira dhe pritet që pas përfundimit të procesit të divorcit të kthehet në Pallatin Mbretëror, ndërsa Princeshë Elia dhe vajza e tyre, Geraldinë, do të zhvendosen në apartamentin që Princi i ka blerë.

    “Nuk e di sa është pasuria sepse për natyrë nuk pyes kurrë për gjëra të tilla. Prona kanë shumë, disa të marra disa të pamarra. Nuk kam ide shifrash, është në gjendje të rehatshme ekonomike, ka jetuar rehat, s’di të ketë probleme financiare. Di që po ndërtohet një pallat pas hotel Dajtit, e zonja ka marrë një pronë të dhuruar nga princi.

    Ai është në shtëpi të tij, ka lënë ish bashkëshorten të jetojë në shtëpinë e tij dhe jeton me qira derisa të mbarojë divorci, është djalë i jashtëzakonshëm. Ai është jetim, gjeti mbështetje te bashkëshortja dhe një familje. Ai jeton jashtë oborrit mbretëror, deri ditën kur të zgjidhet dhe ajo të sistemohet në një banesë tjetër, që ja ka dhënë ky bashkë me një biznes”, tha Basha për Report Tv.