04/11/2024
Lajme Shqipëri

“Odiseja e Artë” ankorohet në brigjet shqiptare, njihuni me super-jahtin luksoz gjerman

    Është ankoruar në portin e Durrësit “Odiseja e Artë”, superjahti gjerman që përfaqëson kulmin e mjeshtërsië dhe dizajnit të jahteve.

    Me një gjatësi prej afro 124 metrash, jahti luksoz preku brigjet shqiptare pasditen e kësaj të mërkure për t’u furnizuar me 600 000 litra naftë.

    Ky furnizim i sjell arkës së shtetit 240 000 USD, ose 22,736,472 lekë.

    Gjiganti gjerman u ndërtua fillimisht nën emrin e projektit “Tatiana” në kantierin famoz të anijeve Lürssen në Lemëerder në vitin 2015 dhe kishte si pronar fillestar princin saudit Khaled bin Sultan al Saud.

    Tashmë pronari i ri është një miliarder kinez.