Ashtu si dhe ishte njoftuar mbrëmjen e kësaj të shtune po zhvillohet Konventa promovuese e kandidatit për president nga radhët e koalicionit VLEN. Kjo ngjarje po zhvillohet në Gostivar ku dhe janë mbledhur me dhjetra qytetarë.
Kandidati i përbashkët për president i LD-së, Besës dhe Alternativës dhe përfaqësuesve të Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, shihet teksa qëndron i ulur krahë Bilal Kasamit, teksa disa prej zyrtarëve marrin fjalën në podium, shkruan news33.tv.
Pak ditë më parë Taravari njoftoi për grumbullimin e mbi 10 mijë firmave të nevojshme në më pak se dy ditë, ndërkohë afati për nënshkrimet vazhdon deri më 8 mars.
Ndërkohë, një ditë më parë presidenti aktual Stevo Pendarovski njoftoi kandidaturë qytetare dhe ftoi qytetarët të nënshkruajnë në zyrat e KSHZ-së që nga 3 marsi, kur dhe do të zyrtarizohet mbështetja e LSDM-së për Pendarovskin në Kongresin e kësaj partie. Taravari në këtë garë do të ketëp ërballë dhe një tjetër shqiptar, ministrin e jashtëm Bujar Osmanin, i cili përfaqëson në këtë garë partinë e BDI-së.