“Ndryshimi ka nis”, është moto nën të cilën partitë opozitare, në mesin e të cilave edhe Lëvizja Besa e Bilall Kasamit po zhvillojnë para-fushatën për zgjedhjet parlametare dhe presidenciale.
Por, ky ndryshim për të cilin ata po flasin e humbë kuptimin, nëse fillon të shfletosh dokumente për institucionet që ata udhëheqin.
Indeks.mk ka arritur të sigurojë një dokument të nënshkruar nga kryetari i Lëvizjes Besa dhe i Komunës së Tetovës për ҫështje marketingu pikërisht në periudhën para-zgjedhore.
E pse kjo ҫështje është edhe temë për hetim, sepse pikërisht, Bilall Kasami me këtë kontratë ka vendosur ta shpërblejë, kompaninë e një aktivisti të Lëvizjes Besa.
“ON-Media”, është kompania e formuar nga Mevlan Osmani, që njihet si person që bashkëpunon dhe është i afërt me njerëzit e kabinetit të Bilall Kasamit.
Sipas informacioneve, “On Media” është kompani e formuar në 13.10.2023 dhe që nga ajo periudhë, ajo ka fituar tashmë ka fituar tashmë dy tender nga Komuna e Tetovës.
Burimet tona thonë se “On Media” tenderin e parë nga komuna e Tetovës e ka fituar për shërbime IT, kompjuterike.
E tenderin e dytë për të cilin edhe po flasim, është bërë së fundmi duke nënshkruar një kontratë me vlerë prej 2.097.874.00 denarë, të cilat nëse i konvertojmë në euro del që për “Botim, kopjim dhe huazim të pajisjeve” Komuna e Tetovës do ti jep kompanisë, “On Media” rreth 35 mijë euro pa përfshirë TVSH-në.
Nëse shohim ofertën, del që këto mjete nga arka e komunës së Tetovës do të jepen për fushatën e cila na pret sepse mjetet janë dhënë që në kthim, Kasami të merr mjete që janë të nevojshme për të zhvilluar një tubim, takim me qytetarët, duke filluar nga pajisjet e zërimit, ndriҫimit e deri tek binat e mbuluara të gjëra 10 metra e të larta 8 metra.
Përveҫ kësaj, Kasami pjesë nga mjetet ka ndarë edhe për materiale të shtypura marketing.
Për më tepër, shihni dokumentet të cilat indeks.mk ka arritur ti sigurojë.
Këto janë vetëm disa nga dokumetet që janë publikuar, sqarim, indeks.mk ka edhe dokumentacionin e plotë të kësaj marrëveshje, “kontrate” mes Komunës dhe “On Media”.