29/04/2024
Lajme Rajon

U ekzekutua në Tivar në sy të motrës, shqiptari e dinte që do vritej, kishte zënë të dashur gruan e shokut

    Mediat serbe kanë nxjerrë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë, të ndodhur ditën e djeshme ku  shqiptart Edmond Mustafa u ekzekutua  në qendër të Tivarit, shkruan news33.tv.

    Sipas kurir.rs, Mustafa u ekzekutua në sy të motrës së tij, pasi kishin konsumuar një kafe së bashku. Dyshohet se ai u vu në shënjestër për shkak të lidhjes intime që kishte me gruan e shokut.

    Por për këtë ngjarje të rëndë, Mustafa ishte në dijeni që do eliminohej, dhe këtë e tregojnë mesazhet që i janë zbuluar në telefon, në aplikacionin “Sky Ecc”.

    “Doni të më vrisni, duan ‘Kavçanët’, njerëzit e mi duan të më vrasin tani që jam në lidhje me gruan e Zijadit”, mësohet të ketë thënë viktima më herët.

    Në dosje theksohet se Mustafa i acaroi marrëdhëniet me bashkëpunëtorët e tij të “Skaljar” pasi pas vrasjes së Zijan Nurkoviç më 20 prill 2019 në Spanjë, ka hyrë në lidhje me të venë e tij, Vasilisa.