27/07/2024
Lajme Shqipëri

PAMJE/ Tirana në shtetrrethim, kryeqyteti blindohet me polici e snajperista

    Vizita e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, si dhe e liderëve të ballkanit dhe europianët ka futur kryeqytetin e Shqipërisë në “shtetrrethim”. Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash sigurie për mbarëvajtjen e dy samiteve që do të zhvillohen në Tiranë ai I Ukrainës i cili do të zhvillohet sot, si dhe ai i Ballkanit që do të vijojë edhe ditën e nesërme, shkruan news33.tv.

    Siç e shihni dhe nga pamjet e siguruara nga news33.tv policët ndodhen kudo, madje dhe snajperistat janë pozicionuar në cepat e ndërtesave të kryeqytetit.