03/05/2024
Kosovë Shqipëri

Deputetja shqiptare fiton për herë të tretë betejën me kancerin

    Ditën e hënë aktorja Adriana Matoshi ndau në rrjetet sociale lajmin e hidhur se po përballet me një tjetër sëmundje. Ajo tha se për këtë arsye duhet t’i nënshtrohet një  ndërhyrjeje kirurgjikale.

    Edhe pse nuk ndau shumë detaje të tjera aktorja kërkoi lutjet e e fansave të saj që të rikthehet shëndosh e mirë. Mirëpo, ditën e sotme një nga miqtë e ngushtë të aktores së njohur ka zbuluar gjendjen shëndetësore të saj pas operacionit dhe duket se cdo gjë ka shkuar mirë. Miku i saj ka zbuluar gjithashtu se sëmundja e re për të cilën Matoshi i është referuar, ishte pikërisht një tjetër tumor, betejën me të cilin ka dalë përfundimisht fitimitare pas tre sprovave të vështira.

    “Adriana Matoshi 3 – 0 tumori. Prapë fituese loçka jonë” ka shkruar në Facebook miku i saj, Arbër Rama.