28/04/2024
Kosovë

Dëmtoi tabelat rrugore në gjuhën shqipe, arrestohet serbi

    Ministria e Infrastrukturës në Kosovë, vendosi ditë më parë që në veri dhe në të gjithë territorin e Kosovës, të largojnë shenjat e komunikacionit të Serbisë, duke i zëvendësuar ato me shenjat zyrtare të vendbanimeve sipas ligjeve të Kosovës.

    Mirëpo, ky vendim nuk është pritur mirë nga disa serbë të cilët kanë dëmtuar disa prej tyre. Për këtë arsye ka rënë në pranga një shtetas serb, pasi akuzohet se ka dëmtuar dy tabela rrugore.

     “Është arrestuar i dyshuari mashkull/s, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.