Rasti i zhdukjes së dy vjeçares Danka Iliq , i cili tronditi Serbinë dhe jo vetëm, ka përfunduar me një fund tragjik.
Sipas mediave vendase mësohet se Danka e vogël, e cila u zhduk më 26 mars teksa po lunate para shtëpisë së saj në fshatin Bansko Polije në Serbinë verilindore është gjetur këtë të enjte e vdekur.
Lajmin e trishtë për vdekjen e saj e ka bërë me dije vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai zbuloi se kanë qenë dy punonjës të ujësjellësit ata të cilët e kanë tërhequr zvarrë aksidentalisht vogëlushen me makinën e tyre të shërbimit dhe më pas trupin e pajetë e kanë hedhur në një kanal.
Autorët kanë rënë në prangat e Policis dhe kanë pranuar fajin. Zhdukja e 2-vjeçares “ ngriti në këmbë” autoritetet serbe, por edhe Interpolin të cilët kishin dyshime se ajo mund të ishte rrëmbyer nga ndonjë shtetas në shtetin fqinj.