18/05/2024
Kosovë

Bashkëshorti i Vjosa Osmanit shpërthen keq ndaj Vuçiçit

    Bashkëshorti i presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, ka bërë deklarata të forta në drejtim kreut të shtetit serb, Aleksandër Vuçiç, duke e cilësuar analfabet dhe propagandist të Kasapit të Ballkanit.

    Në një postim në profilin e tij në “X”, Sadriu shkruan:

    “Një kryetar shteti analfabet, dikur një mjet propagande për kasapin e Ballkanit, është një kujtim i ashpër i rreziqeve të manipulimit dhe injorancës në udhëheqje. Historia na mëson rreziqet e aleancave të tilla”, shkruan ai.