Një tjetër ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme Kosovën, ku sërish një grua u flijua nga bashkëshorti i saj. Pas vrasjes së 21-vjeçares Erona Cokli, nga ish-bashkëshorti i saj 36-vjeçar, Valon Aliu, një tjetër gruaje në Pejë i është ndërprerë jeta në mes nga dora e partnerit.
Edmond Lajqi ekzekutoi mëngjesin e sotëm Gjyljeta Ukellin pas një debati që ata patën. Sipas mediave vendase mësohet se pasi ai kreu krimin telefonoi Policinë duke i lajmëruar se ishte vrarë bashkëshorten e tij.
“E vrava gruan”, raportohet të ketë thënë ai para organeve të rendit.