30/05/2024
Maqedoni

Ziadin Sela: Kosova dhe Shqipëria të na marrin shembull, të bashkohen

    Në tubimin e Fronit Europian në Dibër, Ziadin Sela dhe se nga bashkimi që patën partitë në Maqedoninë e Veriut, duhet të marrin shembull Kosova dhe Shqipëria, që siç tha, duhet unitet për t’u bërë ballë sfidave.

    Sela tha se duhet të jenë model për të tjerët rreth e rrotull dhe nuk duhet të jenë politikanë që shkruajnë memoaret e konflikteve por politikanë në krye të detyrës.

    “Duhet të jenë model edhe për të tjerët rreth e rrotull, Shqipëri e Kosovë. Momentet të cilat po i jeton bota dhe rajoni, konfliktet të cilat ndodhin çdo ditë, konfliktet të cilat nuk po shoh që të shkojnë nga ndërtimi i paqes, duhet ta arrijnë një dhe vetëm një. E para të bashkohemi dhe të bëhemi bashkë dhe këtë e ka arritur Fronti Europian. Në nuk guxojmë të sillemi si politikanë që po shkruajnë memoaret e konflikteve para 30 ose 40 viteve ose 50 viteve por duhet të jemi politikanë në krye të detyrës dhe ne na duhet që  të bashkohen faktorët politik edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Të marrin shembullin e bashkimit që arritëm këtu në Maqedoninë e Veriut dhe të jemi më të përgatitur për t’u bërë ballë sfidave”, tha Sela.