29/04/2024
Shqipëri

Çudira shqiptare/ Burri rreh me grushte kamarieren në lokal

    Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Librazhdit. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se një 53-vjeçar ka dhunuar kamarieren brenda ambienteve të një lokali.

    Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasditen e djeshme, ku shtetasi me ininciale T.V,  për motive ende të paqarta ka goditur me grushte kamarieren e këtij lokali.

     “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit T. V., 53 vjeç, pasi ditën e djeshme, në ambientet e një lokali, ka goditur me grushte kamarieren e këtij lokali, për motive të dobëta”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.