29/04/2024
Botë

Alarm për BOMBË, evakuohet qendra tregtare

    Një telefonatë anonime ka shkaktuar panik në një qendër tregtare në Romë. Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mesditën e kësaj të diele një telefonatë anonime për alarm për bombë “ngriti në këmbë” karabinierët.

    Punonjësit dhe qytetarët të cilët ishin brenda qendrës tregtare u evakuuan me shpejtësi, ndërkohë polici mbërriti në vendin e ngjarjes për të kryer kontrollet e mëtejshme.

    Pas evakuimit, u futën skuadrat e posaçme dhe kryen kontrollet pas të cilave rezultoi se alarmi për bombë ishte i rremë. Kryetari i Bashkisë IV, Massimiliano Umberti, njoftoi përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke thënë se gjithçka është në rregull.