12/05/2024
Kosovë

U mori flakë kolltuku, vdesin tragjikisht çifti shqiptar

    Një çift, burrë e grua kanë humbur jetën ditën e sotme pasi banesa e tyre është përfshirë nga flakët. Ngajrja e rëndë ka ndodhur në Rahovec, Gjakovë.

    Policia e Gjakovës njoftoi se çifti burrë e grua u gjetën pa shenja jete brenda në shtëpi pasi ishin asfiksuar nga tymi. Dyshohet se zjarri fillimisht kishte rënë në një nga kolltukët brenda shtëpisë ku ndodhej një prizë elektrike.