11/10/2024
Lajme Shqipëri

Çfarë ka mbetur pas nga shpërthimi i fuqishëm në fabrikën e deputetit

    Pamjet e fundit nga ajo se çfarë ka mbetur pas nga shpërthimi në fabrikën te “Rrethrrotullimi i Plastmasit” në periferi të Lushnjës. Shkak është bërë kontakti i një vinçi gjatë punës me linjën e tensionit të lartë.

    Një person ka mbetur i vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Bujar Çela. Ky i fundit është dhe pronar i fabrikës ku po punohej. Nga shpërthimi ai ka marrë plagë dhe është futur menjëherë në sallën e operacionit.