21/05/2024
Lajme Shqipëri

Shpërthimi i fuqishëm, deputeti futet me urjgencë në operacion, 10 të plagosur

    Bujar Çela është futur me urgjencë në sallën e operacionit në spital, për shkak të plagëve të shumta që ka marrë nga shpërthimi i fuqishëm në fabrikën e tij në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.30 dhe mësohet se të plagosur janë dhe disa shtetas të tjerë.

    Viktimë mësohet se ka mbetur shtetasi Landi Verçani, ndërsa dhjetë shtetas të tjerë kanë marrë lëndime nga shpërthimi. Katër prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

    Pak çaste më parë atje mbërriti edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

    Informacionet nga vendi i ngjarjes janë kontradiktore për shkak të shpërthimit të fuqishëm që është dëgjuar në të qytetin, edhe përse fabrika ndodhet në periferi të saj.

    Fillimisht është dyshuar për një sasi të madhe tritoli, por nga informacione jozyrtare bëhet me dije se ka qenë kontakti i një prej vinçave që punonin për ndërtimin e kapanonit që ka prekur telat e tensionit të lartë dhe ka bërë që kabina elektrike të shpërthejë.