Kanë dalë pamjet e para nga momenti i shpërthimit të fuqishëm të ndodhur pasditen e kësaj të premte në Lushnjë, ku dy persona humbën jetën ndërsa 7 të tjerë, mes tyre dhe deputeti socialist Bujar Çela mbetën të plagosur.
Siç shihet edhe nga video në momentin kur vinçi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë, gjithçka lëkundet, teksa flakët e zjarrit përhapen me shpejtësi.
Si pasojë e shpërthimit humbi jetën, shoferi i vinçit Landi Verçani, ndërkohë burime për mediat konfirmojnë se ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës edhe djali i tij 20-vjeçar.
Fatkeqësisht i riu nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.