29/04/2024
Botë Lajme

Aksident i rëndë në Itali, 2 viktima dhe 6 të plagosur

    Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali mëngjesin e kësaj të premte.

    Ngjarja ka ndodhur në autostradën A1 pak para orës 08:00, ku një makinë është përplasur me dy mjete të tjera e për pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur gjashtë të tjerë.

    Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Piacenzas, së bashku me patrullat e policisë rrugore dhe stafin teknik që menaxhon zonën.

    Ngjarja ka shkaktuar trafik të rënduar dhe mësohet se qarkullimi vazhdon në dy korsi dhe ka të paktën një radhë shtatë kilometra drejt Milanos.

    Për automjetet që vijnë nga Bolonja dhe nisen drejt Milanos, mediat vendase shkruajnë se rekomandohet të merret A1 drejt Verona, pastaj A4 drejt Milanos.