20/05/2024
Lajme Maqedoni

Ziadin Sela në odën e familjes Isufi

    Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, është ulur në odën e kryetarit të degës në Haraçinë, Skënder Isufit.

    Ka qenë vetë Sela i cili në llogarinë e tij në “ Facebook”, ka publikuar foto nga darka e shtruar ku bën me dije se gjatë kësaj darke me miq e bashkëfshatarë diskutuan për një sërë temash të cilat janë me interes të madh për të gjithë qytetarët.

    Postim i i plotë i Selës:

    Odat, në historinë tonë kombëtare kanë qenë institucion me peshë, ku janë kuvenduar tema të rëndësishme për familjen dhe popullin, janë pleqnuar ngatërresa e kanë lindur bashkime e unitete. Ne jemi të njëjtit, kemi të njëjtat vlera e tradita, që edhe përskaj ndryshimeve e adaptimeve të kohës, kemi ndërgjegjen e krenarinë e mjaftueshme për tu hyrë në oda, për të dhënë llogari për sukseset e për të kuvenduar rreth sfidave.

    Sonte në Haraçinën heroike, në odën e kryetarit të degës, Skender Isufit, me miq e bashkëfshatare diskutuam për tema që na tangojnë të gjithëve.

    Do të hyjmë në çdo odë, në çdo lagje, në çdo fshat e çdo qytet, për të dëgjuar hallin e çdo shqiptari e për t’i ngritur ato në institucione, ashtu siç ngritëm e zgjidhëm shumë prej tyre.

    Faleminderit për mikpritjen!