14/11/2024
Botë Shqipëri

Goditet grupi kriminal i drogës në Itali, arrestohen 36 persona, mes tyre shqiptarë

    Një aksion policor është shënuar herët mëngjesin e sotëm nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Bolonjës, Itali kundër një grupin kriminal që merrej me trafikimin e drogës.

    Bëhet me dije se prokuroria ka lëshuar 44 urdhër arreste për një grup kriminal që përfshinë shqiptarë, italianë, tunizianë dhe pakistanezë. Mediat italiane raportojnë se në këtë megaoperacion u përfshirë 400 efektivë policie, ndërsa kanë arritur që të vihen në pranga 36 persona.

    Nga hetimet e policisë italiane u gjetën mbi 5 mijë doza kokainë të shitura dhe 1500 doza heroinë të shitura. Gjithashtu u konstatua se grupi kriminl në fjalë ka kryer një sulm të dhunshëm ndaj një të riu tuniziani për ta detyruar atë të vepronte në emër të tyre.

    Gjatë hetimeve u sekuestruan 3 kg kokainë, 1 kg heroinë, 6 kg hashash, 1500 doza lëndë narkotike dhe 30 000.00 euro cash.

    Pamje nga operacioni