Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, mori pjesë këtë të enjte në samitin e zhvilluar në Tiranë, ku në fokus ishte plani ri i financimit të vendeve të rajonit nga Bashkimi Europian. Përpos kësaj teme, gazetarët shqiptarë kanë shfrytëzuar vizitën e Xhaferit në Tiranë për ta pyetur lidhur dhe me qëndrimet që ky i fundit ka ndaj vendimeve të kryeministrit Albin Kurti, për tu përfshirë në politikën e RMV dhe mbështetjen që po i jep opozitës, shkruan news33.tv.
I pyetur nga gazetarja Jonida Omeri, Xhaferi u shpreh se kjo është një situatë nga e cila Kosova do të dëmtohet më tepër. Kryeministri theksoi se kjo është një çështje e vendimarrjes personale të homologut të tij të Kosovës, Albin Kurtit, shkruan news33.tv
“Nuk është një pyetje sa e dëmton procesin, por pyetja është sa e dëmton imazhin e Republikës së Kosovës kundrejt faktorëve ndërkombëtar dhe imazhin e institucioneve të Republikës së Kosovës kundrejt obligimeve që ka si institucion. Dëmi më i madh po i bëhet vetë Kosovës. Është çështje e vendimmarrjes personale të Kryeministrit,”- ka deklaruar Xhaferi.