19/04/2024
ShowBiz

“Shpërthen” Bardhi, kërcënon Rozën: Do ia bëj jetën ferr

    Akuzat e Rozës ndaj Sarës, e cila iu drejtua duke i thënë se konsumon lëndë narkotike, kanë “zgjuar” Bardhin nga “gjumi”.

    Këngëtari i revoltuar “ka shpërthyer” duke thënë se do ia bëjë ferr qëndrimin Rozës në shtëpi. Teksa po bisedonte me banorët e tjerë në shtëpi, Bardhi u tha se do të hakmerret ndaj saj dhe do ja bëjë këtë eksperiencë të padurueshme.

    Bardhi: Kam për tia kthyer me të njëjtën monedhë.

    Ledjona: Mos bjer kurrë në nivelin e saj.

    Bardhi: Edhe më poshtë, se nivel më të keq se përdorimi i lëndëve narkotike unë s’besoj që ka.

    Ledjona: Jo ta bësh atë, mbaji qëndrim.

    Bardhi: Do ia bëj ferr, ka për të kërkuar derën e kuqe në dhomën e rrëfimit. Po ta thotë sinqerisht një djalë që deri sot nuk ka folur keq për askënd.

    Ledjona: S’ka nevojë të biesh në atë nivel.

    Bardhi: Kur më akuzon kështu, duhet ta mbajë peshën e fjalëve kur e thotë. Ta shoh sa duron.