Lideri i partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, mbrëmjen e kësaj të enjte në një intervistë për Kanalin 10, ka zbuluar dhe një bisedë me Arben Taravarin ku dhe e ka pyetur lidhur me kandidaturën për President.
Sela thotë se në vrazhdën e debateve ka pyetur Taravarin se do kandidojë për President apo jo, dhe ky i fundit ja ka mohuar kategorikisht, shkruan news33.tv.
“Atë që ndodhi mua personalisht dhe kjo është gjëja më e vogël, I ka ndodhur të gjithëve. Është shumë gjë e madhe kur I ndodh atij që të ka ndjekur ty në hapat politikë. Ka ndarë nga vetja për të ndërtuar diçka të shëndoshë kjo është një tradhti e madhe. Këto sinjale të çojnë në rikthim të gjërave kur mendojmë se janë pjesë e së të kaluarës.
Kandidatura për president dhe kur shkohet e para punës është absurd se nuk është diskutuar te ASH. Akoma pa u ndarë aleanca ka patur debate, duhet të dalim me kaniddat apo jo dhe Taravari është pyetur nga ana ime ke interes dhe në mënyrë kategorike ka refuzuar”, tha Sela.