10/05/2024
Shqipëri

TRAGJIKE/ Motori zë poshtë 2-vjeçarin

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës ku një 2-vjeçar ka mbetur i plagosur teksa ishte duke luajtur.

    Sipas informacioneve paraprake mësohet se i mituri po luante afër motorit të parkuar, kur sapo e kishte prekur ai i kishte rënë sipër.

    2-vjeçari është dërguar në spitalin e qytetit në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë pritet të niset drejt Spitalit të Traumës në Tiranës pasi ka marrë lëndime të shumta në kokë.

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë priten më tepër detaje në vijim lidhur me këtë ngjarje.