30/04/2024
Shqipëri

Tërmeti i fortë shkund vendin, ja ku ishte epiqendra

    Një tërmet me forcë 3.5 ka goditur Shqipërinë mbrëmjen e sotme.

    Sipas IGJEUM, epiqendra e tërmetit ka qenë 23 kilometra nga Vlora, ndërsa thellësia fokale ka qenë 14 kilometra. Lëkundjet e tërmetiti janë ndjerë në orën 20:59.

    Aktualisht nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale. Kujtojmë që përgjatë ditëve të fundit ka patur tërmete të forta në Turqi, por edhe në Greqi.