07/05/2024
Maqedoni

Taravari buzagaz me Albin Kurti: Sot ishte ditë mbresëlënëse

    Ish- kreu i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka marrë pjesë në Akademinë përkujtimore për epopenë e UÇK-së! Ai gjithashtu ka takuar edhe Albin Kurtin.

    “Sot patëm një ditë mbresëlënëse në Kosovë.
    Pas shumë emocioneve, gjithçka u përmbyll më së miri me një Akademi përkujtimore për epopenë e UÇK-së!
    Lavdi dëshmorëve!
    Kosova është tokë trimash!”, ka shkruar Taravari.