10/05/2024
Lajme Maqedoni

Radhët e ASH-së sa vijnë e shtohen çdo ditë, Ziadin Sela takime në Dibër, pritet me duartrokitje

    Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka vijuar edhe këtë të mërkurë me takimet me strukturat e ASH-së. Lideri i kësaj force politike ka vizituar Dibrën ku dhe është pritur nga dhjetra mbështetës.

    Në sallën e stërmbushur të Pallatit për Kulturë, Ziadin Sela, ministra, zëvendësministra, deputetë e zyrtarë partiak, takuan strukturat lokale të Aleancës për Shqiptarët në Dibër.

    Në këtë takim u rikonfirmua mbështetja për kryetarin legjitim, Ziadin Sela dhe Aleancën për Shqiptarët si subjekt të vetëm dhe unik. Gjatë bashkëbisedimit, mes tjerash u tha se as në Dibër nuk ka ndodhur përçarje, por përkundrazi radhët e ASH-së sa vijnë e shtohen për çdo ditë, shkruan news33.tv.