08/12/2024
Maqedoni

Taravari: ASH do bëjë koalicion me BDI-në

    Ish-kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se Ziadin Sela do të shkojë me BDI në zgjedhje.

    Sipas ish-kryetarit kjo marrëveshje mes Selës dhe BDI-së, do të bëhet publike javën e ardhdhme.

    “Veprimet që i bëjnë fraksioni i ASH-së tashmë është shumë afër BDI-së, shpresoj që javën e ardhshme ta bëjnë publike dhe arsyetimi do të jetë se nuk i kanë vulat. Por unë jam i gatshëm që t’ua nënshkruajë listat nëse dalin vetë dhe të masin forcën”, tha ndër të tjera Travari, shkruan news33.tv.

    Pas përçarjes në ASH, u mbajt kongresi i jashtëzakonshme ku Arben Taravari u shkarkua nga posti i kryetarit të kësaj force politike. Sela mori sërish pozitën e kryetarit dhe që prej asaj dite po punon për të shpëtuar partinë dhe për të qenë sa më të fuqishëm në zgjedhjet e majit.