08/12/2024
Maqedoni

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

    Pasi LSDM sonte zyrtarizoi mbështetjen për Stevo Pendarovskin për kandidaturën e tij për mandatin e dytë presidencial, ky i fundit në fjalimin e tij në kongresin e partisë tha se pret fitore të dyfishtë.

    “Vlerësimi im është se jo vetëm në zgjedhjet presidenciale, por edhe në zgjedhjet parlamentare do ketë fitore dhe se, LSDM dhe koalicioni do të formojnë koalicionin që do ta udhëheqë Maqedoninë në 4 vitet e ardhshme. Pra, pres një fitore të dyfishtë, sepse qytetarët e Maqedonisë e dinë se alternativa ndaj asaj që po ofrojmë, me të gjitha gabimet që i pranojmë dhe për të cilat kemi kërkuar falje publike dhe do të kërkojmë falje, është shteti i robëruar, është keqpërdorimi i administratës. e atyre që nuk janë të tyre, krimi i përmasave të mëdha dhe izolimi total i shtetit nga integrimet euroatlantike”. ka thënë Pendarovski.

    Në fjalën e tij, ndër të tjera, ai tregoi se si alternativë, Maqedonia do të jetë në margjinat e Evropës, me perspektivë që të mos bëhet kurrë pjesë e Bashkimit Evropian.

    “Teza e tyre është, së pari do të vijmë në pushtet, do të mundohemi që ekonomikisht ta vendosim Maqedoninë në baza të shëndosha dhe ata u thonë ambasadorëve të huaj se në gjysmën e dytë të mandatit tonë do të përpiqemi të arrijmë marrëveshje me bullgarët. Në çfarë mënyre – në atë mënyrë që ne do t’i detyrojmë bullgarët të ndryshojnë Kushtetutën e tyre, në mënyrë që maqedonasit tanë që jetojnë atje të njihen. Nga këtu po u them, nëse arrijnë t’i fusin maqedonasit në Kushtetutën e Bullgarisë, t’i detyrojnë bullgarët të ndryshojnë Kushtetutën e tyre dhe nëse maqedonasit që janë atje në një numër të madh ia dalin, të njihen si pakicë kombëtare, unë i pari do të bëhem dhe do anëtarësohem në VMRO-DPMNE. Pra tek ta kemi të bëjmë për biseda të fëmijëve”, ka thënë Pendarovski.(