08/12/2024
Lajme Maqedoni Uncategorized

Shtrenjtohet anëtarësia në xhami, zbuloni çmimet për Shkup e Tetovë

    Në muajin e shenjtë të Ramazanit, besimtarët musliman kryesisht bëjnë edhe pagesat e anëtarësisë dhe obligimeve të tjera fetare. Sivjet anëtarësia në qytetin e Shkupit është rritur në 2500 denarë. Qytetarët të cilët anketuam, thonë se për disa shuma është e lartë e për disa është në rregull, përcjell TV21.

    Pyetëm myftiun e Shkupit, Qenan Ismaili, për çfarë arsye erdhi deri te shtrenjtimi i anëtarësisë. Ismaili thotë se kanë ndërmarë aksion për rregullimin e statusit të punës për çdo nëpunës fetarë, duke i paguar ata me paga duke filluar nga minimalja e shtetit.

    “Marë parasysh se nuk mund të bëjmë lëvizje më të mëdha përshkak se nuk mund ta përballojë shoqëria, ne e miratuam në mbledhje që të ketë një lëvizje, qoftë ajo edhe 500 denarë, me çka ne do të lëvizim pak standardin dhe me përkrahjen që e jep muftinia, rroga e një teologu të jetë minimalja e shtetit. Pra aq sa është minimalja e shtetit, nga aq të fillojë rroga e një nëpunësi fetarë”, u shpreh Qenan Ismaili – Myfti i Shkupit.

    Myftiu Ismaili shton se në Shkup paguhet 2500 denarë në vit, por në qytetet tjera si Tetova, anëtarësia lëvizë nga 3000 deri në 6000 denarë.

    “Harxhimet e xhamisë mbulohen përmes pagesës së anëtarësisë që qyteti nga qytet dallon. Tetova e ka çmimin pak më të lartë, diku 3000-6000 denarë. Gostivari e ka 10 euro në person. Kemi diku 16500 familje që paguajnë anëtarësi në nivel vjetor. Te ne në Shkup është 2500 denarë që i vjen diku 200 denarë në muaj, pagesa e mirëmbajtjes së xhamisë”, shtoi Ismaili.

    Siç spjegoi myftiu Ismaili, nëse për harxhimet e xhamive nuk mjaftojnë të hollat e anëtarësisë, të tjerat i mbulon vet Myftinia. Për këtë shkak, sivjet njoftoi se kanë paguar harxhime në shumë prej 70 mijë eurove./TV21