02/05/2024
Shqipëri

Ra nga çatia teksa po punonte për bukën e gojës, ky është shqiptari që vdiq në Itali, si ndodhi ngjarja

    Andi Rexhepi, 43-vjeçari shqiptar që humbi jetën mëngjesin e djeshëm në Carpenedolo në një aksident në punë ishte i njohur edhe në Vallecamonica, Itali.
    Shqiptari jetonte prej disa vitesh në Piamborno, dhe aty kishte ndërtuar familjen ku jetonte me bashkëshorten dhe vajzën 16-vjeçare.
    Mëngjesin e djeshëm, ai po riparonte çatinë e magazinës së një kompanie të jashtme nga Bienno, të dëmtuar nga stuhia e breshërit të verës së kaluar dhe po vendoste disa panele termike.
    Por në një moment Andi, ra nga tetë metra lartësi, duke gjetur menjëherë vdekjen. Ndërhyrja e kolegëve dhe ekipeve të emergjencës ishte e kotë.
    Andi Rexhepi lë me dhimbje partneren Vanessa dhe vajzën e tij Amneris, nënën dhe motrat, kunatin dhe miqtë që e donin dhe respektonin shumë. Pas pritje së vizitave në Itali, trupi i tij do niset për t’u varrosur në Shqipëri.