10/10/2024
Rajon

Nuk gjen qetësi toka në Bosnje, pas tërmetit të fortë shënohen 30 pasgoditje

    Një tërmet i fortë është ndjerë në kufirin mes Malit të Zi dhe Bosnjës, teksa lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të Shqipërisë.

    Por pas tërmetit të fuqishëm duket se Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi duhet nuk po gjejnë qetësi nga pasgoditjet që vijnë si pasojë e tërmetit të fortë.

    Tërmeti i parë, u regjistrua në orën 04:06, ishte me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter. Vetëm tetë minuta më vonë, tërmeti i dytë, me magnitudë 3.1 ballë, goditi zonën midis Gack dhe Nevesinje.

    Goditja e tretë me magnitudë 3.1 ka ndodhur në orën 04:30, me epiqendër mes Bileçës dhe Nikshiqit.

    Të tre tërmetet u ndjenë në qytete si Dubrovnik, Trebinje, Podgoricë, Herceg Novi, Sarajevë dhe Mostar, duke shkaktuar frikë dhe banik te qytetarët.

    Kreu i Mbrojtjes Civile të Bileqit, Veselin Vujovic dha se deri më tani janë shënuar 30 tërmete me magnitudë të vogël, që vijnë si pasgoditje nga tërmeti i fuqishëm.

    Ai ndër të tjera u shpreh se lëkundja ishte aq e fortë sa mendoi se shtëpia e tyre do të shembej dhe se ishin tmerruar.

    Tërmeti që u ndje në Bilecë sot në mëngjes ishte jashtëzakonisht i fortë. Duke pasur parasysh fuqinë e tërmetit, mendova se në qytet u shkatërruan shumë gjëra. Por, për fat të mirë, nuk ka dëme të mëdha të dukshme. Njerëzit janë ende në në terren, ne jemi duke vizituar institucionet publike, do të presim nëse njerëzit do të raportojnë dëme. Tani për tani nuk e dimë nëse do të ketë raportime të tilla“, ka thënë Vujovic për “Nezavisne novine”.

    Edhe pse lëkundjet ishin të forta, fatmirësisht nuk ka të lënduar apo dëme material.