28/04/2024
Lajme Maqedoni Uncategorized

Në koalicion me Ali Ahmetin? Sela zbulon çfarë po ndodh pas negociatave: Presim propozimin, më pas…

    Kreu i Aleancës për Shqipatrët, Ziadin Sela, ka folur mbrëmjen e kësaj të marte lidhur me atë çfarë po ndodh brenda partisë si dhe mënyrës së si do të futen në zgjedhje.

    Duke folur se a pritet që t’i bashkohet Frontit Europian, Sela tha se tema për lista të përbashkëta me partitë e Frontit europian është ezauruar.

    Sipas tij, për momentin nuk mund të zbatohet as çështja që të shkohet vetë në zgjedhje, shkruan news33.tv.

    “Tema për listat e përbashkëta është ezauruar. Gjithashtu – edhe vendimi që të shkojmë vetë në zgjedhje, nuk mund të zbatohet pa pasur edhe një vendim të Gjykatës”, tha Sela, teksa në vijim u pyet nëse do të bëhet koalicion me Ali Ahmetin.

    Sela bëri me dije se bisedimet vazhdojnë dhe rezultati I negociatave do të jetë propozimi. Më pas atë propozim Sela tha se do e paraqesë në Kuvendin qendror të partisë dhe do të jenë ata të cilët do të vendosin bashkarisht.

    “Natyrisht që rezultati i këtyre negociatave do të vijë propozim dhe unë më pas propozimin e dorëzoj në Kuvendin e partisë”, tha Sela.