14/05/2024
Kosovë Lajme

Mbronte shpatullat e Adem Jasharit, vdes ish-luftëtari i UÇK-së

    Ragip Jashari, një nga bashkëluftëtarët e Adem Jasharit është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të enjte. Lajmin e trishtë për humbjen e tij e kanë bërë me dije vetë familjarët e Jasharit përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Familjar, miq, bashkëluftëtarë, shokë e dashamirë, me pikëllim te thellë ju njoftojmë se sot me (14.03.24) ka ndrru jetë axha, Ragip Jashari”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

    Të shumtë kanë qenë ata persona të cilët kanë reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të Ragip Jasharit, personi i cili mbronte shpatullat e Adem Jasharit gjatë luftës me serbët. Një prej tyre ka qenë edhe zyrtari i   i PDK-së, Sami Lushtaku. Përmes një postimi në rrjetet sociale Lushtaku e përshkruan Jasharin si një burrë i veçantë, luftëtar i lirë, njeri i dashur dhe i respektuar nga të gjithë,

     “Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit e kushëririt, Ragip Jashari.  Ai ishte një prej burrave të veçantë, luftëtar lirie, njeri i dashur e i respektuar nga të gjithë dhe si të tillë do ta kujtojmë gjithmonë. Ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe dashamirëve! Pushoftë në paqe!”, ka njoftuar Lushtaku.

    Ragip Jashari nga Prekazi, kishte luftuar përballë forcave serbe së bashku me Adem Jasharin.