18/05/2024
Lajme Maqedoni Uncategorized

Lotaria amerikane/ Dalin sot përgjigjet për aplikuesit, ja ku mund të shihni nëse jeni fitues

    Përgjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 dalin këtë të shtunë, në orën 18:00, me orën shqiptare. Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, mund të kontrollojnë rezultatet nëse janë shpallur fitues në faqen e llotarisë amerikane në linkun dvprogram.state.gov.

    Pasi të ndodheni në uebfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë në tetor kur keni bërë edhe aplikimin.

    Ju duhet të keni kodin e konfirmimit për të kontrolluar përgjigjet e lotarisë amerikane. Emrat fitues nuk publikohen nëpër gazeta apo faqe interneti.